Bakiq: Vuçiqi mund të pësojë fatin e Millosheviqit

Evropë

Bakiq: Vuçiqi mund të pësojë fatin e Millosheviqit

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Aleksandar Vuçiqi

A mund ta detyrojë Bashkimi Evropian Vuçiqin për t'i pranuar zgjedhjet fer e të lira?

Në këtë pyetje të emisionit "Ura" të Evropës së Lirë, sociologu beogradas Jovo Bakiq, thotë se Vuçiq nuk do të pranojë humbjen në zgjedhje dhe se do të mund të përfundojë si Sllobodan Millosheviqi.

"Po ajo [Evropa] po e shtynë që tash e tetë vite, por po shohim se çfarë janë rezultatet. Nuk i besoj as këtij regjimi, as Bashkimit Evropian. Kanë kaluar njëzet vite nga rënia e Sllobodan Millosheviqit. Serbia nuk ka lëvizur drejt Bashkimit Evropian apo ka lëvizur minimalisht. Bashkimi Evropian detyron me fjalë, por nuk ka mjaft fuqi që të përkëdhelurin e saj ta bindë të bëjë atë që duhet apo nuk dëshiron ta bindë", ka thënë Bakiq.

"Unë jam plotësisht i sigurt se Aleksandar Vuçiqi nuk do t'i njohë pranojë nëse humbë në zgjedhje si nuk ka pranuar as Sllobodan Millosheviqi në vitin 2000. Ai më 5 tetor është detyruar të largohet nga pushteti. Kështu do të jetë edhe tash", është i sigurt Bakiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat