Rusia regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Rusia regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25.173 raste të reja, shifër kjo më e larta ditore në vend deri më tani, duke e ccuar totalin e rasteve në 2.114.502.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 361  humbje jete, duke e çuar numrin total të viktimave në 36.540 persona që prej fillimit të pandemisë.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.611.445, me 16.002 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 6.866 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 560.579, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 8.379, me 71 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 72,9 milionë teste, përfshirë 520 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska ​​në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.

Po ashtu, në të gjitha qytetet, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë u ndaluan të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat