Studimi në Britani: Supermarketi, vendi më i zakonshëm ku infektohesh me Covid-19

Evropë

Studimi në Britani: Supermarketi, vendi më i zakonshëm ku infektohesh me Covid-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:29
Britani

Ekspertët e pandemisë Covid 19 në Britani kanë rreshtuar një listë të vendeve ku njerëzit janë më të rrezikuar të infektohen, raporton Independent.

Instituti i Shëndetit Publik (PHE) ka publikuar të dhënat, pjesë të një analize të testimit dhe gjurmimit midis datave 9 dhe 15 nëntor.

Sipas të dhenave vendi ku njerëzit preken më shumë nga virusi janë supermarketet me gati 18.3%.

Të dhënat treguan se 128,808 njerëz kishin rezultuar pozitivë gjatë asaj periudhe. Gjithashtu të gjithë të infektuarit kishin vizituar 9,789 vende të njëjta. Vendi më i shpeshtë ku ata kishin shkuar ishin supermarketet, të ndjekur nga shkollat e mesme, shkollat fillore dhe spitalet.

Duke shpjeguar të dhënat, Isabel Oliver, Drejtore e Shërbimit Kombëtar të Infeksionit në Shëndetin Publik Angli, tha: “Sugjerimet që supermarketet po shkaktojnë përhapjen e COVID-19 janë të pasakta. Të dhënat nuk vërtetojnë se cilat ambient kanë kontribuiar në infektimin në masë të njerëzve.

Këtu janë vendndodhjet më të zakonshme:

Supermarket – 18.3%

Shkollat e mesme – 12.7%

Shkollat fillore – 10.1%

Spitalet – 3.6%

Azile- 2.8%

Kolegj – 2.4%

Depo- 2.2%

Kopshtet parashkollore – 1.8%

Pub ose bar – 1.6%

Universitetet – 1.4%

Inxhinieri mekanike- 1.4%

Familje më pak se pesë anëtare- 1.2%

Praktikat- 1.1%

Palestër – 1.1%

Restorant ose kafene – 1.0%

Këto shifra erdhën mes një bllokimi të dytë kombëtar në Angli, i cili shpreson se do të ndalojë përhapjen e koronavirusit .

Kufizimet më të ashpra janë planifikuar të zgjasin të paktën deri në 2 Dhjetor, ndërkohë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock  tha në fillim të kësaj jave se ishte “shumë herët” për të thënë se kur do të merrte fund izolimi.

Të martën, numri i viktimave në 24 orë  në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në 600 për herë të parë që nga maji.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjistruar 53,274 vdekje nga virusi dhe gjithsej 1,430,341 infeksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat