Mesdheu arenë përplasjesh, incident i rëndë mes fregatës gjermane dhe anijes turke

Evropë

Mesdheu arenë përplasjesh, incident i rëndë mes fregatës gjermane dhe anijes turke

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Incident i rëndë mes fregatës gjermane dhe anijes turke

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit mes një fregate gjermane dhe një anijeje turke në Mesdhe.

“Spiegel” raporton se autoritetet turke bllokuan kryerjen e një kontrolli nga marina gjermane teksa ajo po lundronte në drejtim të portit të Misratas në Libi.

Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Teksa forcat speciale gjerman hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat