Komisari evropian Varhej ia përkujton këtë gjë Serbisë

Evropë

Komisari evropian Varhej ia përkujton këtë gjë Serbisë

Nga: F. B. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:25
BE

Nëse Serbia është e gatshme të përmbush të gjitha reformat deri në 2024 edhe BE duhet të jetë e gatshme të përmbyll bisedimet , kur vendi kryen pjesën e vetë të punës, ka thënë komisari për zgjerim të BE-së Oliver Varhej, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ai duke fol në “Forumin ekonomik të Beogradit” vlerësoi se Serbia dhe i gjithë regjioni i Ballkanit” ardhmërinë e vetme e kanë si pjesë e BE-së dhe tregut dhe sistemit evropian të demokracisë”.

“Jemi të përcaktuar të sigurojmë prosperitet për të gjithë regjionin dhe jemi aktiv në dhënien jetë të angazhimit të BE-së me Ballkanin perëndimor  si dhe të gjithë procesin e zgjerimit”, tha Varhej.

Ai u shpreh se Serbia me qeverinë e re ka shansin të përshpejtoj rrugën evropiane.

Ai përkujtoi se qeveria e re ka dëshmuar përkushtimin për përmbushjen e reformave dhe atë me prioritet në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së medieve dhe të punoj në dialogun me Prishtinën si kusht për bashkëngjitje të Serbisë në BE.

“Në interes të përgjithshëm të regjionit është që Serbia ndër të parët të bëhet pjesë e BE-së. BE ka shumëçka të i ofroj Serbisë në kuptimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit që mund të jetë potencial për te” tha ai.

Varhej tha se anëtarësimi do kontribuonte në pasurinë kulturore dhe stabilitetin e regjionit.

Për BE, tha ai është prioritet zgjerimi në Ballkan, para së gjithave pasur në histori “rrallë ishte stabil edhe i sigurt”.

“Kjo është mundësi historike që të arrihet  dhe historinë e keq ta lëmë prapa”.

Hyrja e Ballkanit në BE nënkupton një regjion i madh pa pengesa në udhëtim, tregti dhe shërbime e investime, që do hap mundësi për qytetarët e Ballkanit të jetojnë jetën më të mirë evropiane në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat