Policët bëjnë seks në makinën e shërbimit, kush i “tradhtoi”!

Evropë

Policët bëjnë seks në makinën e shërbimit, kush i “tradhtoi”!

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Ilustrim

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Romë janë nën hetim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në makinën e shërbimit gjatë turnit të natës.

Çifti, ai rreth 50 vjeç dhe ajo rreth 40 vjeçe, ishin me shërbim në zonën e Cassias, të caktuar për të patrulluar pranë kampit rom në rrugën "Tor di Quinto".

Megjithatë, pasi kanë mbërritur në vendin e shërbimit, të dy harruan detyrën dhe kryen marrëdhënie seksuale në makinë në një natë pasioni, duke bërë një gabim të rëndë.

Makina, një “Fiat” ishte e fikur, por oficerët kishin harruar të fiknin edhe radion, gjë e cila bëri që kolegët në repart të dëgjonin gjithçka.

Njëri prej tyre njoftoi eprorët duke bërë që tashmë policia të nisë një verifikim për shkelje të etikës në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat