Të dhënat e 24 orëve të fundit: Në Itali çdo dy minuta vdes një i prekur me koronavirus

Evropë

Të dhënat e 24 orëve të fundit: Në Itali çdo dy minuta vdes një i prekur me koronavirus

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Prej javësh Italia po vuan valën e dytë të koronavirusit, me shifra të frikshme të të prekurve dhe viktimave.

Në 24 orët janë shënuar 630 viktima, dhe 22.930 të infektuar nga koronavirusi.

Me këtë ritëm të humbjeve të jetëve njerëzore, në vendin fqinj çdo dy minuta vdes një person i prekur nga koronavirusi.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1 milion e 431 e 795, ndërsa 50 mijë e 453 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat