“Plani i Dimrit” i Britanisë kundër COVID-19, Johnson: Ja kur do ta mposhtim përfundimisht koronavirusin

Evropë

“Plani i Dimrit” i Britanisë kundër COVID-19, Johnson: Ja kur do ta mposhtim përfundimisht koronavirusin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:47
Boris Johnson

Britania e Madhe më 2 dhjetor i jep fund “Lock-Down” të dytë brenda 2020, i cili zgjati për katër javë, por kufizimet do vazhdojnë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson doli në një konferencë për shtyp pasditen e së hënës ku prezantoi planin e qeverisë për të përballuar situatën e vështirë me pandeminë gjatë sezonit të dimrit.

I përbërë nga 64 faqe, plani i qeverisë britanike përfshinë dhe detaje për rrugën e kthimit në normalitet duke filluar nga programi i vaksinimit, trajtimet dhe testimet.

Kryeministri Johnson përsëriti qëndrimin se izolimi kombëtar nuk do të zgjatet përtej 2 dhjetorit, por shtoi se në zonat me rrezikshmëri të lartë do të ketë masa më të forta. Johnson njoftoi se masave mund t’u vijë fundi një herë e mirë nga prilli, pasi edhe një tjetër vaksinë kandidate për koronavirusin rezultoi efektive.

Sipas “Planit të Dimrit” palestrat dhe dyqanet do të hapen. Pubet e zonës 3 do të vijojnë të jenë mbyllur, në zonën 2 mund të rihapen nëse ofrojnë ushqime. Do të lejohen mbi 4000 spektatorë në ambiente të hapura, ndërkohë që do të ketë dhe testime masive.

Gjithashtu kreu i qeverisë deklaroi se duhet “mbajtur presioni” mbi virusin në mënyrë që  njerëzit të kenë mundësi të takojnë më shumë miq e familjarë për Krishtlindje.

“Në një periudhë vështirësisht të mëdha, kohë e shpenzuar me të dashurit është edhe më e vyer se çdo gjë për të gjithë njerëzit. Por nuk duhet të harrojmë kujdesin dhe masat duke lejuar virusin të përhapet më tej. Ky virus nuk do të na garantojë një armëpushim për Krishtlindje. Ai nuk e di fare që është Krishtlindje”, tha mes të tjerash Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat