Marinsat gjermanë kontrolluan një anije turke në Mesdhe, Ankaraja dënoi operacionin

Evropë

Marinsat gjermanë kontrolluan një anije turke në Mesdhe, Ankaraja dënoi operacionin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Turqia ka dënuar një operacion kërkimi të kryer nga marinsat gjermane në anijen e saj të mallrave në Mesdhe, si pjesë e një misioni më të gjerë të Bashkimit Evropian për të zbatuar një embargo armësh të vendosur mbi Libinë.

“Ne protestojmë kundër këtij veprimi, i cili u krye pa autoritet dhe me përdorimin e forcës”, shkruan në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Marinsat gjermanë hipën në një anije mallrash rreth 20 kilometra në veri të Bengazit të dielën për të kontrolluar ngarkesën e saj, por ndaluan operacionin pasi Turqia, nën flamurin e së cilës lundron anija, vuri veton e kërkimit.

Turqia thirri ambasadorët e Bashkimit Evropian, Italisë dhe Gjermanisë në Ankara dhe u dërgoi një notë diplomatike atyre vendeve në lidhje me një përpjekje për të kontrolluar anijen, e cila sipas saj, shkelte ligjin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme turke e përshkroi veprimin si “trajtim hipokrit dhe të paligjshëm” të anijeve të ngarkesave turke për Libinë, duke theksuar se “nuk ishte i pranueshëm në asnjë rrethanë”. Ministria deklaroi se kapiteni i anijes, Rosaline A bashkëpunoi dhe dha informacion në lidhje me ngarkesën që po transportonte, dhe pretendohej se ishte një dërgesë ngjyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat