Britaniku pranon se ka abuzuar seksualisht me rreth 100 fëmijë anembanë botës

Evropë

Britaniku pranon se ka abuzuar seksualisht me rreth 100 fëmijë anembanë botës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 01:04
Foto ilustrim

Një britanik pranoi se kishte abuzuar seksualisht me pothuajse 100 djem të moshës 4-14 vjeçare gjersa policia dyshonte se kjo shifër mund të shkonte deri në pesë mijë fëmijë anembanë botës.

Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit njoftoi se David Wilson përmes Facebookut dhe rrjeteve të tjera sociale kishte kontaktuar viktimat në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Australi.

Britaniku 36-vjeçar u dërgoi fotografi të grave të reja viktimave të tij, të cilat i gjeti në internet në këmbim të fotove dhe regjistrimeve të tyre, raporton reuters.

Duke u paraqitur në Ipswich Crown Court të hënën, ai pranoi fajësinë për 96 vepra penale kundër 51 djemve, të moshës nga katër deri në 14-vjeç.

Sapo fitoi besimin e tyre, ai i shantazhoi që t’i dërgonin më shumë nga fotot e tyre. Në disa raste, ai u kërkoi atyre të abuzonin me vëllezërit ose miqtë e tyre më të vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat