​Në Poloni zbulohen vizon të infektuar

Evropë

​Në Poloni zbulohen vizon të infektuar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Shkencëtarët polakë kanë zbuluar tetë raste të COVID-19 te kafshët vizon në një fermë në veri të vendit, njoftoi sot Universiteti Mjekësor në Gdansk.

Polonia filloi testimin e vizonit në fermat e saj, pasi u zbulua një virus i ngjashëm në një fermë në Danimarkë, por asnjë rast i koronavirusit në vizon nuk u zbulua më herët, raporton Reuters.

Universiteti i Gdansk tha se dy shkencëtarë ekzaminuan 91 vizona për koronavirus dhe doli që tetë ishin pozitivë.

Ky është rasti i parë i infeksionit të konfirmuar të koronavirusit në kafshë në fermat në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat