Franca drejt lehtësimit të masave kundër Covid-19

Evropë

Franca drejt lehtësimit të masave kundër Covid-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Franca drejt lehtësimit, por jo heqjes, së masave antiCovid për festat e fundvitit.

Nuk është një rihapje, është një lehtësim i bllokimit, ky është refreni i ministrave të qeverisë franceze, të cilët kanë shumëfishuar takimet këto orë, ku pritet edhe fjalimi i presidentit Emmanuel Macron.

Presidenti pritet të shpallë një lehtësim të masave të bllokimit, në një rrugë “hap pas hapi” dhe “graduale” drejt festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Një periudhë festive që, sipas ministrit Jean Castex, ka të ngjarë të jetë “një fabrikë Cov idi”.

Macron dhe disa këshilltarë të afërt do të dëshironin që para Krishtlindjeve, të rihapnin teatrot, kinematë, muzetë dhe teatrot, por priten përditësime në ditët në vijim.

Franca numëron gjithsej 2,144,660 raste me Covid-19 dhe 49,232 viktima. Aktualisht ka 1,942,836 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat