Mbreti spanjoll vetizolohet, kishte kontakt me një person të infektuar

Evropë

Mbreti spanjoll vetizolohet, kishte kontakt me një person të infektuar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Felipe VI

Mbreti spanjoll Felipe VI nisi dhjetë ditë karantinë pasi ai ra në kontakt me një person që rezultoi pozitiv për koronavirusin, njoftoi pallati në një deklaratë.

52 vjeçari, thuhet në deklaratë se ishte në kontakt të ngushtë me një person pozitiv dhe do të qëndrojë në karantinë deri në 2 dhjetor “në përputhje me rregullat shëndetësore”.

Të gjitha takimet zyrtare të monarkut anulohen ndërsa Mbretëresha Letizia dhe dy vajzat e mbretit do të vazhdojnë aktivitetet e tyre si zakonisht.

Kjo është karantina e tretë në pallat pas Mbretëreshës Letizia në Prill dhe Princeshës 15-vjeçare Leonor në shtator, kaloi në periudhën e vetë-izolimit për shkak të një kontakti me një person që rezultoi pozitiv për virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat