Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

Evropë

Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Shteti i Kroacisë duhet t'i paguajë pronarit të një Ferrari hiq më pak se 67.000 euro, pasi konfiskoi makinën e tij dhe e shiti në një ankand publik.

Pronari i automjetit, me shtetësi zvicerane, përveç ajo kroate, ngriti një proces gjyqësor.

Administrata Doganore e Ministrisë së Financave erdhi në një hetim të plotë dhe arriti në përfundimin se personi F.P. kishte borxhe për detyrime doganore dhe taksa të veçanta për Ferrari California 4.3 V8, i cili u soll nga Zvicra në Kroaci për riparim.

Administrata e trajtoi atë si një import të paligjshëm dhe përcaktoi detyrimin për të paguar taksën e vlerës së shtuar dhe taksën e veçantë për automjetet. Makina e tij u konfiskua dhe u shit në mënyrë që të shlyente borxhin para se të vendoseshin ankesat.

Makina ishte shitur për 67.000 euro, dhe kur përfundoi në gjykatë, u përcaktua që paratë duhet t'i paguhen pronarit të makinës, transmetojnë mediat kroate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat