120 të vdekur nga Covid në Rusi/ Të dhënat zyrtare katër herë më të ulëta

Evropë

120 të vdekur nga Covid në Rusi/ Të dhënat zyrtare katër herë më të ulëta

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:08
Ilustrim

Rusia po përballet me shifra të larta të të prekurve me COVID-19, ku numri total i të vdekurve ka shkuar në 120 mijë dhe jo 28 mijë siç është raportuar.

Sipas Meduza, nga muaji prill deri në tetor 2020, numri i rasteve të raportuara është katër herë më i vogël se sa ai real.

Sipas të dhënave të disponueshme nga Agjencia ruse e Statistikave, për periudhën prill-shtator 2020, vdekshmëria arriti në 106 mijë persona, kjo përfshin 55,600 vdekje nga infeksioni i me COVID-19. Sidoqoftë, Zyra për raportim të COVID-19, tregon se për këtë kohë janë vetëm 20,700 vdekje.

“Jo të gjitha vdekjet janë shkaktuar direkt nga koronavirusi  shumë prej tyre janë të lidhura me mbingarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor. Shërbimet e urgjencës janë të zëna  dikush ka një sulm në zemër, dikush ka diçka tjetër. Operacionet e planifikuara po shtyhen”, thotë demografi Alexey Raksha.

Në muajin tetor, sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, në 23 rajone shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë u rrit me më shumë se 32 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat