Porosi për Abazoviqin nga BeH-ja: Nuk na duhet përqafimi yt

Evropë

Porosi për Abazoviqin nga BeH-ja: Nuk na duhet përqafimi yt

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:53
Emir Sulagiq

Drejtori i Qendrës memoriale të Srebrenicës, Emir Sulagiq në televizionin shtetëror të Malitë të Zi ka komentuar urimin e Dritan Abazoviqit fituesve të zgjedhjeve në BeH, në të cilin ka thënë se është fjala për "valë ndryshimesh nga Mali i Zi" dhe ka ftuar qytetarët "të fitojnë lirinë e tyre".

"Abazoviqi duhet të kuptojë se askush në BeH nuk ka nevojë për përqafimin e tij. Fitorja në BeH do të jetë gjithmonë shprehje e vullnetit të qytetarëve të BeH-ë. Aleatët e tij janë armiq të dëshmuar të BeH-së dhe janë provuar se punojnë kundër BeH-së. Dhe askush nuk ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tij. Edhe njerëzit që fituan zgjedhjet, u distancuan nga urimet. Është shumë e rrallë, është si këngëtarët të distancohen nga mikrofoni. Këtë herë, politikanët u distancuan nga urimet, kështu që mund ta imagjinoni sa toksik është ky narrativ. "

Sipas Sulagiqi, Abazoviç përdori Srebrenicën për të dëmtuar kryetarin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Duke komentuar deklaratën e Matija Beçkoviqit (një poet nacionalist serb) pas zgjedhjeve të 30 gushtit, se sikur Dritan Abazoviqi të shkojë në Beograd, të rinjtë serbë do ta mbanin në krahë, Sulagiqi rekomandoi që ta çojnë në Batajnicë, ku, me sa ka dëgjuar, ka varreza masive në të cilat janë varrosur gra dhe fëmijë shqiptarë.

Sulagiq i sheh zgjedhjet në Malin e Zi si një hap prapa.

"Ne menduam se në dhjetë vitet e fundit kishim miq në Mal të Zi. Tani nuk mund të shikojmë me qetësi ministrat e luftës së Radovan Karaxhiqit që marrin aparatin shtetëror të Malit të Zi. Askush nuk mund të presë që ne të heshtim. Nuk ka një vizitë 15-minutëshe në Plevle që mund ta zgjidhë këtë. Në atë qeveri, keni njerëz që janë ideologjikisht të afërt me Karaxhiqin ".

I pyetur nëse Dritan Abazoviqi i ka dërguar prova të përfshirjes së presidentit Milo Gjukanoviq në gjenocidin e Srebrenicës, Sulagiqi tha jo.

"Unë jam një njeri që e obligojnë vetëm me fakte, kur të shoh faktet, do të jem shumë i lumtur të rishikoj pozicionin tim ndaj tij (Gjukanoviqit). Ai (Abazoviqi) i detyrohet një ndjesë publikut të BeH-së. U detyrohet një ndjesë boshnjakëve për banalizimin e diçkaje që është trauma e tyre më e thellë kolektive. Ai po merr guximin të helmojë debatet tona publike".

Të përkujtojmë se, në zgjedhjet lokale në BeH, partitë nacionale i kanë humbur disa qytete, ndërsa Abazoviq e ka konsideruar këtë si fitore të partive qytetare, sipas tij, ngjashëm me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat