Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Evropë

Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusi në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijëve.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 9.155 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.153.815.

Për shkak të COVID-19 në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 458 persona dhe 551 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 4 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 50,324.

Ndërsa ditën e djeshme presidenti francez tha se është frenuar përhapja e koronaviusit dhe ka falënderuar qytetarët.

“Kemi frenuar përhapjen e koronavirusit. Mundi jonë, mundi juaj bëri që piku i pandemisë të kalojë. Që prej ditës së shtunë të gjithë aktivitetet tregtare do të rihapen”-ka thënë presidenti Macron.

Por në këtë fazë të re do vazhdojë të jetë në fuqi lëvizja e qytetarëve me autorizim dhe deri në 20 kilometra larg shtëpisë.

Ndërsa prej 15 dhjetorit do të hiqen lëvizja me autorizim dhe lockdoën-i do t’i lërë vendin një shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 7 të mëngjesit.

Macron shtoi më tej se në darkat e 24-31 dhjetor qytetarët do të lëvizin të lirë për festa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat