Marrëveshja tregtare Bruksel-Londër duhet ratifikuar para 1 janarit

Evropë

Marrëveshja tregtare Bruksel-Londër duhet ratifikuar para 1 janarit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Ka mbetur afro një muaj nga përfundimi i afatit për marrëveshjen tregtare Bruksel-Londër. Shefja e Komisionit Europian kërkon të ruajë integritetin e tregut të përbashkët.

Marrëveshja tregtare pas periudhës tranzitore të Breksitit mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe nuk do të dëmtojë integritetin e tregut unik.

Parlamenti Europian u mblodh sërish të mërkurën për të diskutuar mundësitë për akord teksa afron afati përfundimtar i 1 janarit, kur Britania do ndahet ekonomikisht dhe politikisht nga BE-ja.

Nëse marrëveshja nuk firmoset dhe ratifikohet brenda 31 dhjetorit, tregtia mes dy partnerëve do i nënshtrohet masave të rënda tarifore nga të dy krahët.

“Temat më kryesore për palën europiane sigurisht lidhen me qeverisjen dhe të drejtat e peshkimit. Na ka mbetur shumë pak kohë për marrëveshjen, por ndërsa jemi gati të tregohemi kreativë, nuk jemi gati të vëmë në pikëpyetje integritetin e tregut unik.”

Negociatat Bruksel-Londër kanë hyrë në një ngërç që palët nuk po bie dakord si ta zgjidhin.

Në tregun e përbashkët europian, mallrat dhe shërbimet qarkullojnë lirisht mes 27 vendeve anëtare, pa nevojën e barrierave doganore apo verifikimeve të imtësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat