Caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani

Evropë

Caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Qeveria e Gjermanisë ka vendosur që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në këtë shtet të mbahen me 26 shtator të vitit 2021.

Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Kancelarja, Angela Merkel ka premtuar se nuk do të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat