Turqi, katërfishohen rastet ditore, mbi 28 000 infektime me COVID-19

Evropë

Turqi, katërfishohen rastet ditore, mbi 28 000 infektime me COVID-19

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:39
Ilustrim

Turqia regjistroi sot 28 351 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve simptomatike në vend ka arritur në 467 730.

Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 168 viktima në 24 orët e fundit, shifra më e lartë ditore në vend, duke e çuar numrin e të vdekurve në 12 840, raporton ATSh.

Aktualisht, numri i pacientëve në kujdes intensive është 4 641.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia vendosi një shtetrrethim të pjesshëm fundjave nga ora 20:00 deri në 10:00 me orën lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat