Serbia me 47 viktima të Covidit, Vuçiqi e quan dita më e vështirë

Evropë

Serbia me 47 viktima të Covidit, Vuçiqi e quan dita më e vështirë

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:57
Aleksandar Vuçiq

"Sot është dita më e vështirë për Serbinë dhe çdo ditë e ardhshme do të jetë më e vështira në periudhën tjetër. Kanë qenë 47 të vdekur këtë mëngjes, që është numri më i madh deri më tani, dhe ndoshta do të ketë më shumë deri në orën 2 të pasdites", tha kryetari i Srbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai theksoi se situata në spitale është jashtëzakonisht e vështirë. "Kur pranoni 10,000 njerëz për ekzaminim çdo ditë, dhe duhet të vendosni 1,000 prej tyre në spitale dhe nuk keni asnjë shtrat të lirë, atëherë është e qartë se në çfarë situate janë", tha Vuçiq, duke shtuar: "Spitalet dhe qendrat e reja klinike janë të padobishme, të cilat po i ndërtojmë më shumë se kurrë, nëse nuk jemi të disiplinuar dhe të përgjegjshëm, do t'i afrohemi një skenari katastrofik ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat