Presidentja e Komisionit të BE u bën thirrje Hungarisë dhe Polonisë të marrin masa ligjore

Evropë

Presidentja e Komisionit të BE u bën thirrje Hungarisë dhe Polonisë të marrin masa ligjore

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Ursula von der LeyeN

Sipas Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, Polonia dhe Hungaria mund të shkojnë në GJED ( Gjykata Evropiane e Drejtësisë) për mosmarrëveshjen e buxhetit. Mekanizmi i sundimit të ligjit mund të shqyrtohet atje.

Në mosmarrëveshjen mbi veton e Polonisë dhe Hungarisë të buxhetit të BE, Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje të dy shteteve të heqin dorë nga bllokada ndaj EU. Në rast dyshimi, të dy vendet duhet të drejtohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) dhe të shqyrtojnë mekanizmin e sundimit të ligjit të kritikuar prej tyre, tha von der Leyen në Parlamentin Evropian. GJED është vendi ku zgjidhen mosmarrëveshjet në lidhje me tekstet ligjore.

Sipas Ministrit Polak të Drejtësisë Zbigniew Ziobro, ky nuk është rasti - traktatet e BE shprehin qartë se GJED nuk ka kompetenca në këtë rast. Propozimi i Presidentes të Komisionit të BE-së, është pra "demagogjik". Ai kishte përshtypjen se von der Leyen po vepronte me "qëllim të keq".

Ndihmat për Koronën dedikuar për Poloninë dhe Hungarinë  gjithashtu e bllokuar

Paketa financiare 1.8 bilion, për të cilën Polonia dhe Hungaria refuzuan të miratonin javën e kaluar, përfshinë ndihmën për përballimin e koronës, si dhe buxhetin afatgjatë të BE . Për shtatë vitet e ardhshme kjo përfshinë fonde që arrijnë në gati 1.1 trilionë euro dhe financa, për shembull, grante për arsim dhe programe kërkimore. Arsyeja për refuzimin e të dy shteteve janë, planet për të shkurtuar fondet e BE në të ardhmen ndaj këtyre dy shteteve, nëse shkelin rregullat i ligjit.

Von der Leyen thotë se është "e vështirë të imagjinohet" që dikush në Evropë mund të jetë kundër sundimit të ligjit. Me veton e tyre këto dy vende, do të bllokonin ndihmën për Coronën për miliona njerëz dhe kompantë "gjithashtu në Poloni dhe Hungari".

Sundimi i ligjit mund të presë

Kryeministri hungarez Viktor Orban tashmë kishte bërë sugjerimin që mekanizmi i ri i sundimit të ligjit nuk do të thotë të aktivizohet menjëherë, kjo mund të bëhet edhe më vonë. "Vendet në nevojë kanë mundësinë t´i përfitojnë paratë shpejt - le t'i japim paratë", tha politikani kombëtar i krahut të djathtë për „ Die ZEIT “ . Sundimi i ligjit mund të "presë disa muaj". Orbán mirëpriti homologun e tij polak Mateusz Morawiecki të enjten për të rënë dakord mbi një pozicion negociues. Një zëdhënës i Viktor Orban konfirmoi këtë për agjencinë e lajmeve MTI. 

Komisioneri i Buxhetit të BE Johannes Hahn tha se një kompromis, tashmë ishte duke u punuar. Prandaj, nuk duhet të ketë ndryshime në lidhjen e diskutueshme midis alokimit të parave dhe sundimit të ligjit. Në të njëjtën kohë, megjithatë, një procedurë objektive, duhet të garantohet me ndihmën e shpjegimeve shtesë.

Ministri Federal i Jashtëm Heiko Maas (SPD) tashmë kishte thënë të Martën se ai, e konsideronte të mundshme një zgjidhje të konfliktit "në ditët e ardhshme". Në 10 dhjetor, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të takohen për samitin e tyre të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat