Enigma e skulpturave, zhduket një edhe në Gjermani

Evropë

Enigma e skulpturave, zhduket një edhe në Gjermani

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Skulptura në Gjermani

Policia gjermane ka nisur një hetim për zhdukjen e një skulpture në formën e një organi mashkullor vertikal nga një faqe mali në Bavari.

Statuja prej druri dy metra e lartë, me sa duket është sharruar gjatë fundjavës. Statuja qëndronte prej vitesh në malin Grunten, në jug perëndim të Mynihut. Tani, gjithçka ka mbetur nga monumenti është një grumbull ashklash dhe copëzash druri.

Nuk dihet se kush e ka gdhendur dhe ngritur skulpturën, që ishte bërë një monument atraktiv për malin Grunten 1738 metra të lartë duke tërhequr shumë njerëz në zonë. Edhe shërbimi i hartave online, Google Maps, ka njohur statusin e skulpturës duke e cilësuar atë një monument kulture. Tani, askush nuk e di se si skulptura 200 kilogramëshe mund të ketë përfunduar në mal. Një teori, sipas mediave gjermane është se ajo ishte një dhuratë ditëlindjeje e padëshiruar, e gdhendur nga një grup të rinjsh si një shaka për një mik.

Pas refuzimit të dhuratës, ata e kanë ngjitur atë në mal duke e lënë atje që të tjerët ta vlerësojnë. Monumenti kishte mbetur i paprekur për vite, por u vu në vëmendjen e policisë pas raporteve për zhdukjen e tij gjatë fundjavës. Policia në qytetin bavarez të Kemptenit, thotë se ka nisur tani një hetim por se nuk janë të sigurt çfarë të bëjnë nëse gjejnë një fajtor.

Monumentet misterioze kanë tërhequr jo pak vëmendje këto javë. Një monolot metali 3.7 metra i lartë i gjetur në Utah të SHBA, ndezi debate javën e kaluar duke u shoqëruar me spekulime dhe intriga për origjinën e tij. Përkundër këshillave të autoriteteve lokale, dhjetëra persona vizituan objektin ndërsa vendi u përfshi nga ethet e një lojë hamendësimi se si ajo kishte përfunduar atje. Por askush nuk mori përgjegjësinë për skulpturën dhe në mënyrë po aq të mistershme si u shfaq, kjo e fundit tashmë është zhdukur sërish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat