Moti i keq, shpërngulen 60 familje në Modena të Italisë, ndërpritet transporti detar në Kroaci

Evropë

Moti i keq, shpërngulen 60 familje në Modena të Italisë, ndërpritet transporti detar në Kroaci

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Itali

Gjatë fundjavës Italia u përfshi nga moti i keq me shira të rrëmbyer edhe erëra të fuqishme.

Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Panaro në Modena 60 familje u evakuuan.

Të paktën një person humbi jetën në rajonin jugor të Bazilikatës, të cilin e mori rryma e ujit teksa ishte duke punuar.

Erëra të forta, stuhi shiu dhe dëbore kanë qenë shkaku i bllokimit të rrugëve dhe rritjes së nivelit të ujit duke përmbytur rrugët dhe zonat rrotull lumit.

Edhe Kroacia është goditur nga erëra të forta që kanë arritur një shpejtësi prej 130 kilometra në orë.

Si rrjedhojë është ndërprerë transporti detar në ishujt e Kroacisë.

Dallgët në brigjet detare kanë arritur deri në 6 metra duke shkaktuar edhe përmbytje në disa qyteza të Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat