Humb jetën tragjikisht vogëlushja 3-vjeçare, doli natën somnambul në -15C

Evropë

Humb jetën tragjikisht vogëlushja 3-vjeçare, doli natën somnambul në -15C

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
3-vjeçarja Angelina

Rusia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një vajzë tre vjeçare ka ngrire për vdekje pasi gjatë somnambulizmi doli në korridorin e  shtëpisë në temperaturën -15 C, pa u kuptuar nga prindërit dhe nuk e përballoi dot të ftohtin.

3-vjeçarja Angelina, u gjet e vdekur pranë derës kryesore nga nëna e saj Svetlana Kuleshova, e cila nisi ta kërkonte kur nuk e gjeti në krevat.

Një natë para incidentit familja kishte festuar ditëlindjen e vajzës së vogël 1-vjeçare, në shtëpinë e tyre në qytetin jugor të Satka.

Svetlana raportoi për policinë lokale de ajo e vendosi vogëlushen në gjumë dhe kur u zgjua në mëngjes nuk e gjeti atë në krevatin e saj. Menjëherë filluan ta kontrollonin dhe fatkeqësisht e gjetën në korridor pa jetë.

Prindërit e Angelina thonë se ajo kishte pasur më parë episode sonambulizimi dhe disa herë ata e kishin kthyer në krevat.

Image

Nëna mendon se Angelina sonambul kishte dalë në korridor i cili nuk ka ngrohje dhe më pas ajo nuk kishte gjetur  rrugën për tu kthyer në krevat.

“Ajo ecte në gjumë. Ka dalë në korridor dhe nuk ka gjetur dot rrugën e kthimit. Me shumë gjasa ajo nuk ka arritur të gjejë dorezën e derës në errësirë dhe nuk është kthyer dot”-  tha Svetlana

Policia ndërkohë ka nisur një hetim kriminal ndaj të ëmës për neglizhencë. Nëse shpallet fajtore nëna do të dënohet me 2 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat