Për të shmangur arrestimin i vuri flakën derës së apartamentit, policia britanike intervenon me profesionalizëm – arreston 50-vjeçarin

Evropë

Për të shmangur arrestimin i vuri flakën derës së apartamentit, policia britanike intervenon me profesionalizëm – arreston 50-vjeçarin

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një burrë që kishte shkaktuar dhunë në familje, për të shmangur arrestimin nga policia i kishte vënë flakën derës së hyrjes.

51-vjeçari kërcënonte policinë britanike në Bolton se do t’ia vë vetes flakën vetes, nëse ata tentojnë të futen më forcë në apartamentin e tij.

E kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kaotik ku pasi shpërthen zjarri ata bëjnë gjithçka që të futen brenda apartamentit.

Në video dëgjohet njëri nga policët duke bërtitur se i dyshuari ka një kovë me benzinë, të cilën do ta hedh në derë dhe mbi kokën e tij.

Por profesionalizmi i policisë bëri që askush të mos lëndohet dhe agresori të përfundojë në pranga. Mbi të rëndojnë akuza për dhunë në familje dhe prishje të rendit dhe qetësisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat