Hiqet ora policore gjatë festave në Malin e Zi

Evropë

Hiqet ora policore gjatë festave në Malin e Zi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi ka shfuqizuar orën policore nga ora 22:00- 05:00 deri në mëngjes gjatë festave të ardhshme të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Sipas vendimit të ri të kësaj ministrie, shtetrrethimi shfuqizohet nga ora 22:00 më 24 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit më 25 dhjetor, nga ora 22:00 e datës 31 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit të 2 janarit 2021 dhe nga ora 22:00 e 5 janarit deri në 05:00 të mëngjesit të 7 janarit.

Ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi.

Orari do të jetë nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat