Shembet ura në Rozhajë, plagosen rëndë disa punëtorë

Evropë

Shembet ura në Rozhajë, plagosen rëndë disa punëtorë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Foto

Disa punëtorë të ndërmarrjes boshnjake “Euroasfalt” nga Rozhaja janë lënduar rëndë sot kur ura në ndërtim e sipër u shemb.

Tre punëtorë u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike.

S.K., A.K. dhe S.D. u transportuan në spitalin Berane, ku mjekët po luftojnë për jetën e tyre, raporton rtcg.

Disa punëtorë gjithashtu kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Rozhajë.

Ndryshe, shembja e urës ndodhi gjatë derdhjes së betonit, pas së cilës konstruksioni nuk mundi ta përballojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat