Ndoqi dhe përplasi për vdekje grabitësit që i hynë në banesë, Gjykata e dënon me 10 vite burg

Evropë

Ndoqi dhe përplasi për vdekje grabitësit që i hynë në banesë, Gjykata e dënon me 10 vite burg

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:19
Mihai Dinisoae

Mihai Dinisoae ka pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia pas ndjekjes fatale të dy hajdutëve në motor, me makinën e tij. Mihai Dinisoae, me kombësi rumune u dënua me 10 vjet burg për vrasjen nga pakujdesia të 28-vjeçarit Josh Molloy, i cili ra nga motori i grabitësve kur Dinisoae e perplasi atë me makinën e tij Opel Vectra.

Molloy dhe bashkëpunëtori i tij 29-vjecar, kishin vjedhur motoçikletën jashtë shtëpisë së Dinisoae në Fenham, më 5 maj, duke bërë që një ndjekje e shpejtësisë së lartë të niste përgjatë qytetit te Neëcastle, në veri të Britanisë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Dinisoae që kalonte në drejtim të gabuar në rrethrrotullime dhe më pas kur godet ashpër motorin me dy vjedhëst në bord. Pasi i rrëzoi me goditjen e tij, i akuzuari raportohet se i kishte lënë të plagosur rëndë në rrugë. 29-vjeçari u dërgua në spital dhe i mbijetoi aksidentit, kurse Molloy vdiq në vend.

Dinisoae u arrestua disa orë pas aksidentit. Ai i tha policisë se kishte ndjekur vjedhësit por nuk kishte shkaktuar aksidentin. Hetuesja Joanne Brooks, tha se “pa dyshim” Dinisoae “kishte humbur kontrollin e emocioneve të tij” dhe se nuk duhet të kishte marrë ligjin në dorën e tij.

“Ai nuk tentoi të njoftonte autoritetet por vendosi të ndjekë vetë dy vjedhësit për të marrë pronën e tij. Veprimet e Dinisoae sollën vdekjen e Josh”, tha ajo.

Në postimin e policisë së Northumbria në Facebook, shumica e reagimeve ishin në favor të Dinisoae, duke thënë se ai meritonte një shpërblim. Të tjerë thonin se veprimet individuale ishin të pritura kur krimet nuk zgjidhen nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat