Vdes punëtori më besnik në botë, 84 vjet punoi në të njëjtën firmë

Evropë

Vdes punëtori më besnik në botë, 84 vjet punoi në të njëjtën firmë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
John Burns

Punëtori më besnik në botë ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, pasi, punoi në të njëjtën firmë për plot 84 vite.

John Burns nisi punë në moshën 14-vjeçare te TC Young Wilson Terris, në Edinburg të Skocisë, dhe disa javë përpara se të vdiste tha se po mendonte të dilte në pension.

Edhe pse në moshë të madhe, ai ende dorëzonte dorazi dokumente ligjore në një gjykatë skoceze.

Burns ndërpreu punën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u dërgua nga forcat ajrore për të shërbyer si radio operator në Afrikë, ku dëgjonte nëndetëset gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat