Fotografitë e babait kroat me djalin në krah, po bëjnë xhiron e botës

Evropë

Fotografitë e babait kroat me djalin në krah, po bëjnë xhiron e botës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:02
Josip Hodak

Josip Hodak dhe djali i tij Leoni kanë shpëtuar mrekullisht nga tërmeti që ndodhi javën e kaluar në Kroaci. Zjarrfikësit arritën t’i nxirin ata nga një Polo afër një ndërtese në Petrinje.

Josipi ka treguar se si ka parë duke rënë kulmin e ndërtesës pranë tij, thyerjen e dritareve dhe pronat e tjera. “U mundova ta lëvizja shpatullën, por nuk munda.

Mbaja djalin para duarve, ai po qante, ndërsa nuk mund ta shikoja se sa ishte i lënduar. Dëgjoja vetëm zëra duke bërtitur. Njerëzit filluan të afroheshin te ne, por më thonin se nuk guxonin të lëviznin sepse mund të rrëzohej diçka tjetër mbi ne” ka thënë Josip Hodaku.

“Babi, nuk dua të dridhem më” ka qenë fjala e djalit të tij, Leonit, pas shpëtimit nga tërmeti.

Ai ka treguar se si tullat e ndërtesës kishin rënë mbi të dhe nuk e dinte nëse kishte momentet e fundit të jetës.

“Mendova se mbaroi, gjithçka u shemb, e gjithë jeta ime kaloi nëpër mendimet e mia, fëmijërinë time, fëmijërinë e Leonit.

Djali u tërhoq nga dritarja e derës së pasme, ndërsa njerëzit përreth filluan të më hiqnin gjërat që kishin rënë mbi mua.

Kisha ndjesinë se ishte më e lehtë për mua me çdo tullë që lëviznin”, kujton Josipi momentin e tmerrshëm.

Ai kujton edhe momentin më të lumtur në jetë. “Kur dola nga barrierat, kërkova vetëm djalin. Kur pashë se është gjallë dhe pa lëndime të rënda, isha personi më i lumtur në botë. Nuk ndjeja asnjë brinj të thyer”, ka thënë Josipi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat