Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Evropë

Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:38
Papa Françesku

Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi Vatikani të enjten.

Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.

Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, "doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut", tha zëdhënësi Matteo Bruni.

Të mërkurën ishte raportuar se Papa Françesku kishte marrë vaksinën, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin lajmin. Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes. Nuk është njoftuar se me cilën vaksinë janë imunizuar.

Në një intervistë të transmetuar gjatë fundjavës, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve që të bënin vaksinën.

Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat