Mbi 100 mijë punonjës shëndetësorë në Turqi marrin dozën e parë të vaksinës COVID-19

Evropë

Mbi 100 mijë punonjës shëndetësorë në Turqi marrin dozën e parë të vaksinës COVID-19

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se mbi 100 mijë personel të kujdesit shëndetësor në vendin e tij kanë marrë dozat e para të vaksinës së coronavirusit të ri (COVID-19).

Në llogarinë e tij në Twitter, duke ndarë një ueb-adresë të Ministrisë së Shëndetësisë që numëron drejtpërdrejtë personat e vaksinuar, ministri Koca njoftoi se këto 100 mijë doza janë dhënë deri në orën 1:40 pasdite sipas kohës lokale.

“Turqia ka një infrastrukturë të fuqishme për të realizuar programin e vaksinimit”, shkroi Koca.

Deri pas orës 2 pasdite, numërimi i drejtpërdrejtë arriti në mbi 120 mijë persona të vaksinuar, transmeton Anadolu Agency.

Më 30 dhjetor në Turqi arritën tre milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania Sinovac, me bazë në Pekin.

Dje, organi zyrtar i ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore i Turqisë miratoi vaksinën e kompanisë Sinovac për përdorim urgjent kundër coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat