Të parët në BE/ Italia arrin kuotën e 1 milion të vaksinuarish

Evropë

Të parët në BE/ Italia arrin kuotën e 1 milion të vaksinuarish

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Një milion të vaksinuar kundër Covid-19. Italia është shteti që prin në Bashkimin Europian sa i përket qytetarëve të vaksinuar.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të shohim përpara duke mbajtur lartë vigjilencën”, shkruan Conte.

Sipas këshilltarit të ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi, “nëse i bëjmë gjërat siç duhet, në fund të vitit 2021 mund të kthehemi në normalitet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat