Profesori bën seks me partneren gjatë mësimit ‘online’, studentët shohin gjithçka

Evropë

Profesori bën seks me partneren gjatë mësimit ‘online’, studentët shohin gjithçka

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.

Profesori, në fakt gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë.

Sipas mediave italiane, ngjarja, sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve.

Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkroi një letër ku i kërkonte falje studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat