Shpërthim i fuqishëm në Madrid të Spanjës, dëshmitarët publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në Madrid të Spanjës, dëshmitarët publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:59
Madrid

Një shpërthim është raportua në qendër të Madridit të mërkurën, me imazhe dramatike nga skena që tregojnë një ndërtesë të dëmtuar.

Gjithashtu aty mund të shihen edhe mbeturina që mbulonin rrugën më poshtë.

Sipas mediave të huaja, së paku deri tani, shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

 

Ndërkohë fotografi dhe video të filmuara nga dëshmitarët e tronditur tregojnë makina të shkatërruara nga shpërthimi dhe tymi që del nga kati i sipërm i një ndërtese.

Një gazetar lokal tha se një shpërthim “i tmerrshëm” kishte ndodhur në Calle Toledo, një rrugë në një zonë në qendër të qytetit të kryeqytetit spanjoll.

Sipas Reuters, La Sexta TV citoi burime qeveritare duke thënë se mund të ketë qenë një rrjedhje gazi por zyrtarët nuk mund të konfirmonin menjëherë.

Dy dëshmitarë i thanë gjithashtu Reuters se ata dëgjuan një shpërthim të fortë.

As shërbimet e urgjencës nuk mund të konfirmojnë menjëherë atë që kishte ndodhur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat