Zvicra dënon biznesmenin izraelit me 5 vjet burgim e 50 milionë franga gjobë

Evropë

Zvicra dënon biznesmenin izraelit me 5 vjet burgim e 50 milionë franga gjobë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:35
Beny Steinmetz

Në njërin nga rastet ligjore të profilit më të lartë në fushën e minierave, një gjykatë zvicerane e shpalli fajtor për korrupsion biznesmenin izraelit, Beny Steinmetz, dhe e dënoi atë me pesë vjet burgim dhe 50 milionë franga gjobë.

Ky vendin është goditje e rëndë për tregtarin e diamanteve, i cili u përfshi në një skandal rreth sigurimit të qasjes në depozitat e xehes së hekurit.

Steinmitz dhe dy të tjerë u akuzuan për dhënien e 10 milionë dollarëve ryshfet Mamadie Toures, për të cilën prokurorët thanë se është një nga gratë e ish-presidentit të Guinesë, Lansana Conte, për të siguruar leje për eksplorimin e xehes së hekurit në malet Simandou.

Gjykatësja e këtij rasti, Alexandra Banna, tha se Steinmetz dhe të pandehurit tjerë kanë përdorur llogari të rreme dhe janë përpjekur që t’i shkatërrojnë dokumentet inkriminuese për ta fshehur sjelljen e tyre kriminale, shkruan Reuters.

Banna shtoi se biznesmeni izraelit siguroi fitim të menjëhershëm nga të drejtat për nxjerrjen e xehes dhe asnjë cent nuk i ka shkuar shtetit perëndimor afrikan.

Dikur banor i Gjenevës, Steinmetz u kthye në Izrael në vitin 2016. Ai në të kaluarën është renditur në listën e miliarderëve dhe si një nga njerëzit më të pasur në Izrael. I pyetur nga gjykata që ta vlerësojë pasurinë e vet, ai tha se ka rreth 50 deri 80 milionë dollarë pasuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat