''Gabimisht zonë e kuqe'', vijojnë përplasjet mes Lombardisë dhe qeverisë qendrore

Evropë

''Gabimisht zonë e kuqe'', vijojnë përplasjet mes Lombardisë dhe qeverisë qendrore

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Nga zonë e kuqe në portokalli, Lombardia ndodhet në kufizime më të lehta anti covid. Por vijon të tensionohet polemika midis qeverisë rajonale të Lombardisë dhe qeverisë qendrore  italiane për keqmenaxhimin e kufizimeve në rajonin e Italisë Veriore.

Agjencia Italiane e Shëndetit Publik,  për shkak të COVID- 19 e shpalli Lombardinë një zonë të kuqe për një llogaritje të gabuar statistikore, pavarësisht protestës së presidentit Attilio Fontana. Lombardia thotë se gabimi i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Lombardisë, që është një nga motorët e biznesit të Italisë, rajoni tani është portokalli, ku janë vendosur kufizime të lëvizjeve dhe një shtetrrethim. Sidoqoftë dyqanet janë të hapura, ndërsa baret dhe restorantet janë

"Unë kisha filluar të sfidoja llogaritjet (që nga lëshimi i dekretit). Ne kurrë nuk kemi bërë një gabim në raportimin e të dhënave tona, ne kurrë nuk kemi korrigjuar të dhënat tona”, tha ai.

 00.41 Vala e parë e pandemisë shkaktoi mijëra të vdekur në Lombardi, veçanërisht në provincën e Bergamo, dhe tani situata është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar.

Polemika rreth hijeve të kufizimeve të Covid-it është tensionuar gjithashtu nga kriza politike e qeverisë aktuale, e udhëhequr nga Giuseppe Conte, dhe një bashkëpunim midis Partisë Demokratike dhe lëvizjes me 5 yje, ndërsa qeveria rajonale e Lombardisë është në duart e Ligës së Veriut.

Javën e kaluar Kryeministri Conte shpëtoi nga një lëvizje mosbesimi dhe gabimi i statistikave mund të jetë një barrë tjetër për mbijetesën e tij politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat