Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 334 raste të reja dhe 24 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 334 raste të reja dhe 24 viktima në 24 orët e fundit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 334 dhe janë regjistruar 24 viktima.

Në raport me ditën e djeshme kanë rënë ndjeshëm numri i infektimeve pasi dje janë regjistruar 605 raste të reja. Ndërkohë numri i viktimave është po i njëjti.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 151980, ndërkohë që ai i viktimave është 5646 në të gjithë vendin duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID Moderna në Greqi, më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat