Alexej Navalny inkurajon mbështetësit për protesta të mëtejshme

Evropë

Alexej Navalny inkurajon mbështetësit për protesta të mëtejshme

Nga: gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Alexej Navalny

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos frikësohen. Në një letër të postuar në faqen e tij, ai shkruajti: "Mos u trembni ... Nëse e kapërcejmë frikën, mund ta shpëtojmë atdheun tonë nga hajdutët që e kanë pushtuar atë. E vërteta është në anën tonë." Navalny bëri thirrje që presioni të mbahet mbi autoritetet ruse. Sunduesit mund të qëndronin në pushtet vetëm për sa kohë që ne nuk e mundim frikën tonë.

Me mesazhin për mbështetësit e tij, Navalny bëri deklarata publike për herë të parë që nga vendimi i një gjykate të Moskës të martën duke ndryshuar një dënim të mëparshëm me kusht, në mbajtje të burgut. Thuhet se ai kishte shkelur kërkesat e hetuesisë derisa ishte për shërim dhe kurim në Gjermani. Duke marrë parasysh arrestin shtëpiak dhe periudhat e tjera të burgimit, Navalny pritet të lirohet në tetor 2023 dhe pastaj do të duhej të dërgohej dhe të vazhdoi, në një kamp pune të burgut.

Pas shpalljes së gjykimit nga gjykatësit, pati protesta masive spontane, veçanërisht në kryeqytetin e Moskës dhe Shën Petersburg, të shoqëruara me dhunë dhe plagosje serioze nga ana e ndërhyrjeve të forcave policore, si dhe mijëra arrestime në të gjithë vendin. Kremlini mbrojti dhe arsyetoi shtypjen . "Nuk kishte asnjë shtypje," tha zëdhënësi Dmitry Peskov. "Këto masa që po merren nga policia janë në lidhje me shkelësit e ligjit."

Navalny u arrestua gjatë kthimit të tij në Moskë në mes të janarit . Ai më parë ishte trajtuar në Gjermani pas një sulmi helmues për të cilin fajëson qeverinë ruse. Aktivisti anti-korrupsion është kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin . Burgosja e tij shkaktoi zemërim të fuqishëm ndërkombëtar.

Ish presidenti polak dhe ish-lideri i sindikatës Lech Walesa ka nominuar Nawalny për Çmimin Nobel për Paqe . Sipas sekretarit të tij, 77-vjeçari i dërgoi një letër Komitetit Nobel. Walesa, i cili vetë e mori çmimin në 1983 për luftën e tij paqësore kundër komunizmit në Poloni, i tha agjencisë së lajmeve AFP se Nawalny e meritonte çmimin për guximin e tij në punën e tij kundër korrupsionit dhe për pluralizmin politik.

"Ne kemi nevojë për heronj si ai," tha Walesa për Navalny. Nëse do të kishte mundësi ta takonte, ai do ta këshillonte që të orientohej në sjelljen e tij opozitare drejt lëvizjes antikomuniste të viteve 1980 në Poloni.

 Qëllimi nuk duhet të jetë lufta kundër Putinit, individëve të tjerë ose policisë. "Në vend të kësaj, ne duhet të luftojmë për një sistem të ri që eliminon këtë lloj sjelljeje," tha Walesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat