Skandal në Kroaci, 60 studente akuzojnë profesorët për ngacmime seksuale

Evropë

Skandal në Kroaci, 60 studente akuzojnë profesorët për ngacmime seksuale

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Shkaku i skandalit për ngacmimin seksual, dhunën në akademitë dhe fakultetet e Zagrebit, si dhe menaxhimin e Fakultetit Filozofik, Ministria e Shkencës dhe Arsimit kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Universitetit të ngarkuar me mbikëqyrjen e Universitetit. Në të njëjtën kohë, vala e ankesave të studentëve kundër profesorëve po vazhdon.

Më shumë se 60 nga Zagrebi – kryesisht studente – raportuan profesorët e tyre për ngacmime seksuale, raporton index.hr.

Deri më sot, 29 kërkesa kanë arritur në Akademinë e Arteve Dramatike, 15 në Akademinë e Arteve të Bukura, 12 studente femra janë ankuar për të njëjtin profesor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare si dhe shtatë femra kanë akuzuar profesorët e Fakultetin Filozofik.

“Kam një ndjenjë se do të ketë edhe më shumë të tilla, pasi jam në kontakt me disa studente që ende po mbledhin kurajë”, tha Norma Trkovnik, avokate e studentëve në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Zagrebit.

Është e dhimbshme, thotë Norma, të dëgjosh se çfarë kanë kaluar kolegët e saj. Në Fakultetin Filozofik, gjërat po shkojnë më ngadalë – Komiteti i Etikës ka dhënë dorëheqje dhe disa punonjës po sfidojnë legjitimitetin e Dekani Miljenko Shimpraga, i cili u emërua shef i fakultetit nga rektori, Damir Boras.

Ndryshe, Ministria e Arsimit po kërkon gjithashtu një raport urgjent, kështu që Këshilli i Universitetit është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat