Francë, 2 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Evropë

Francë, 2 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Helikopteri me 5 persona në bord është rrëzuar dje në orët e mbrëmjes në lartësirat e malit Charvet.

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në qendrën turistike të skijimit Courchevel në jugperëndim të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga zyra e guvernatorit të rajonit Savoie, thuhet se helikopteri me 5 persona në bord është rrëzuar dje në orët e mbrëmjes në lartësirat e malit Charvet.

Ekipet e shpëtimit me ndihmën e dëshmitarëve okularë menjëherë janë dërguar në rajon, ndërsa aksidenti ka ndodhur në lartësi prej 1.900 metrash.

Sipas njoftimit në aksident humbën jetën 2 persona, ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Në dhjetorin e kaluar në alpet franceze që gjendet në të njëjtin rajon gjithashtu kishte ndodhur aksident me helikopter si pasojë e të cilit kishin humbur jetën 5 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat