Francë, Covid-19: Për 7 ditë mbi 10 mijë pacientë të rinjë janë shtruar në spital

Evropë

Francë, Covid-19: Për 7 ditë mbi 10 mijë pacientë të rinjë janë shtruar në spital

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Ministria francez e Shëndetësisë ka raportuar se 10,037 pacientë të rinjë janë shtruar në spital për shkak të infeksionit me koronavirus gjatë shtatë ditëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhë në njësinë e kujdesit intensive janë bërë 1,795 pranime, shkruan Guardian.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Francë është 3,448,617, duke u renditur në vendin e gjashtë për nga numri i lartë i infeksioneve.

Presidenti Emmanuel Macron i ka rezistuar një bllokimi të ri, duke shpresuar se një shtetërrethim kombëtar i vendosur nga ora 18:00 do të jetë i mjaftueshëm për të ulur numrin e infeksioneve.

Ministri i financave, Bruno Le Maire, i tha televizionit BFM, se francezëve po u soset durimi dhe se një bllokim i ri mund të jetë një “opsion i fundit”.

Arnaud Fontanet, një anëtar i këshillit shkencor që këshilloi qeverinë për politikën Covid-19 tha se shumica e të infektuarve të rinjë janë të infektuar me variantin anglez të koronavirusit.

Në rajonin e Moselës në Francën Lindore, ku rastet e ndryshme janë rritur, prefektura përjashtoi të paktën për tani mbylljen e shkollave ose zbatimin e një bllokimi lokal, i cili ishte kërkuar nga disa zyrtarë rajonalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat