Stuhia prish planet e vaksinimit! Ishin planifikuar për të moshuarit, qeveria greke vaksinon me urgjencë të dënuarit dhe personelin e burgut të Koridhalos

Evropë

Stuhia prish planet e vaksinimit! Ishin planifikuar për të moshuarit, qeveria greke vaksinon me urgjencë të dënuarit dhe personelin e burgut të Koridhalos

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Medea pengoi procesin e vaksinimit, qeveria urdhëroi me urgjence vaksinimin e 700 të dënuarve dhe personelin e burgut Korridhalos.

Lajmi bëhet publik prej burimeve qeveritare,të cilat sqaruan se fillimisht ishte llogaritur procesi i vaksinimit të vijonte sipas planit të vaksinimit të moshave mbi 70 vjeç, por duket se planet kanë ndryshuar për shkak të stuhisë Medea e cila solli reshje të mëdha të dëborës dhe bllokoi thuajse tërësisht qarkullimin në kryeqytetin e vendit.

Për të mos çuar dëm 700 doza të çmuara të vaksinës,autoritetet helene vendosën pa humbur kohë të vaksinojnë 700 të dënuarit dhe personelin e burgut të Koradhalos,mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Mësohet se ekipet e vaksinimit mundën të kryejnë gjithë operacionin brenda 4 orësh,dhe pak para orës 21.00 të mbrëmjes,ishin vaksinuar të gjithë të dënuarit dhe personeli.

“Çdo gjë shkoi më së miri dhe asnjë dozë nuk shkoi dëm”,thanë burimet.

Më herët ka qenë zv-ministri i mbrojtjes civile Nikos Kardalias, që deklaroi se autoritetet kanë gati variante alternative me lista paralele për të mos çuar dëm asnjë dozë vaksine. Nëse për një arsye ose një tjetër,personi që është në listën e vaksinimit nuk e merr dozën,automatikisht ajo i injektohet një personi tjetër që ndodhet në listën pritëse,ose doza e vaksinës do ti injektohet një pjesëtari të forcave të rendit,një ushtaraku ose një të dënuari në burgjet e vendit,ka deklaruar ai.

Pavarësisht kushteve ekstreme të motit,gjatë ditës së martë 16 shkurt,u vaksinuan 21.021 persona,ndërsa numri total i të vaksinuarve në vend arriti shifrën prej 575766 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat