Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqje pas urdhrit për arrestim të liderit të opozitës

Evropë

Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqje pas urdhrit për arrestim të liderit të opozitës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia, ka dhënë dorëheqje pas planeve për të arrestuar liderin e opozitës. Gakharia ka thënë se kjo lëvizje do të shkaktonte “eskalim politik”, raporton BBC.

Gakharia ka thënë se një vendim i gjykatës për të arrestuar Nika Melian, paraqet “rrezik për shëndetin dhe jetët e qytetarëve”.

Melia akuzohet për organizim të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2019.

Ai mohon akuzat, por përballet me nëntë vjet burgim në rast se shpallet fajtor.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se arrestimi i Melias është “pezulluar përkohësisht”, pasi kryeministri ka njoftuar dorëheqjen sot në mëngjes.

Më herët këtë javë, një gjykatë në Tbilisi ka urdhëruar që lideri i opozitës Melia të arrestohet, pasi ka dështuar të paguajë një shifër të madhe për liri me dorëzani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat