Incident i pazakontë në Francë, aeroplanët ushtarakë fluturuan shumë ulët dhe këputën kabllot e shtyllave – fshati mbetet pa energji elektrike

Evropë

Incident i pazakontë në Francë, aeroplanët ushtarakë fluturuan shumë ulët dhe këputën kabllot e shtyllave – fshati mbetet pa energji elektrike

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustruese

Dy aeroplanë të ushtrisë franceze kanë lënë një fshat në jug të Francës – Le Castellet, pa energji elektrike për shkak të fluturimit të ulët që bëri që telat e shtyllave elektrike që e furnizojnë fshatin me energji, të këputen.

Dy aeroplanë “Rafal” kanë fluturuar nga aeroporti më i afërt dhe kishin kryer një ushtrim për fluturime të ulëta. E hetuesit që menjëherë filluan hetimet, e kanë cilësuar si “incident të rrallë”.

“Kanë fluturuar shumë ulët duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Fillimisht e kam dëgjuar njërin në qiell dhe më pas pashë të dytin. Kanë qenë aq poshtë sa që mendova se do të fluturojnë nën shtylla të rrymës”, ka thënë Benoit Guion, kryetari qytetit më të afërt që ishte brenda veturës në momentin e incidentit.

Pasi vazhdoi rrugëtimin e tij, hasi në kabllot e këputura që po qëndronin të varur mbi rrugë. Menjëherë i kishte telefonuar ekipeve emergjente dhe kompaninë që merret me furnizim të energjisë elektrike në këtë rajon.

E rënia e kabllove kishte shkaktuar një zjarr të vogël që është lokalizuar menjëherë. Por, fshati kishte mbetur pa energji elektrike për disa orë, derisa për arsye sigurie rrugët ishin bllokuar për disa orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat