Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Evropë

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Italia nuk e ka kaluar situatën me pandeminë dhe tani i shtohen edhe variantet e reja të virusit që janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore.

Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.

Nga përditësimet e të dhënave ndryshojnë shpeshherë edhe organizimi i zonave të ndryshme të vendin.

Në këtë kuadër, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshi edhe mbylljen e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat