Fëmijët italianë kryesojnë listën e mbipeshës në Evropë

Evropë

Fëmijët italianë kryesojnë listën e mbipeshës në Evropë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Produktet e gatshme dhe mungesa e gjumit shkaktojnë mbipeshë tek fëmijët, sikurse tregon rasti i atyre në Itali.

Kuzhina mesdhetare konsiderohet si jashtëzakonisht e shëndetshme: fruta, perime, peshk dhe vaji ulliri. Këto ushqime mendohet se parandalojnë mbipeshën dhe sëmundje të ndryshme.

Por janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë italianë që kryesojnë listën e mbipeshës të këtyre grupmoshave në Evropë.

"Kuzhina mesdhetare vërtet është shumë e shëndetshme, por problemi është se pak vetë ushqehen edne në atë mënyrë. Makaronat e bëra në shtëpi janë të mira, por lazanja nga ngrirja e frigoriferit nuk i shërben një diete të ekuilibruar. Produktet e gatshme shkaktojnë dëmtime të hershme tek fëmijët, dëme që vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Obeziteti përbën edhe një rrezik në rritje për zhvillimin e sëmundjeve kronike ose të problemeve psiqike.” – thotë Roland Kupka, ekspert për ushqimin pranë Unicefit.

Image

Sipas të dhënave të Unicef-it më shumë se 40 përqind e fëmijëve nga dy deri në dhjetë vjeç në Itali janë mbipeshë ose të dhjamur. Por edhe në Greqi, Qipro dhe Spanjë gjendja nuk është më e mirë.

Mungesa e gjumit të shëndosh

Një problem tjetër pak i njohur që ndikon në mbipeshë është mungesa e gjumit. "Ekziston një lidhje e qartë midis kohëzgjatjes së gjumit dhe mbipeshës. Nëse fle pak metabolizmi ndryshon, ndjeshmëria ndaj insulinës zvogëlohet dhe rreziku i diabetit rritet."

Nëse fëmijët e moshës së shkollës fillore flenë më pak se nëntë orë në natë, ata janë dy herë më të prirur ndaj mbipeshës sesa fëmijët që flenë njëmbëdhjetë orë, kanë zbuluar studiuesit. Dhe sipas studimit "Fëmijët italianë flenë më së paku nga të gjithë, kurse fëmijët suedezë më gjatë"./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat