OBSH: Europa pranë një tjetër vale të Covid-19

Evropë

OBSH: Europa pranë një tjetër vale të Covid-19

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Që koronavirusi ka nisur një valë të re përhapjeje nëpër Europë, këtë e konfirmon edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që numëroi mbi 1 milionë infektimeve vetëm gjatë javës që po mbyllet, 9% më shumë se një javë më parë.

Këtë 24-orësh, Italia u rendit në krye të vendeve europiane me infektimet e reja, duke kapërcyer Francën që prej disa javësh mbante kryesimin. Këto dy vende, por edhe Gjermani kanë aktualisht ritmet më të larta të përhapjes.

Autoritetet diskutojnë për një tjetër ashpërsim të mundshëm të masave, teksa po përpiqen të përshpejtojnë ritmet e vaksinimit. Mutacioni britanik rezulton përgjegjës për më shumë se gjysmën e rasteve të reja të infektimeve dhe është bërë dominues në gjithë kontinentin por edhe më gjerë. Situata duket nën kontroll në vendin e origjinës në Britaninë e Madhe ku infektimet ditore vijojnë të reduktohen.

Në Izrael, vaksinimi me ritmet më të larta në botë ka tejkaluar gjysmën e popullsisë, që ka marrë të paktën njërën dozë çoi në hapjen këtë të diel të bareve dhe restoranteve. Kryeministri Netanjahu tha se masat kufizuese janë tashmë pranë përfundimit të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat