Itali, mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë

Evropë

Itali, mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Italia tejkaloi sot pragun e 100 mijë vdekjeve nga COVID-19, pak më shumë se një vit pas viktimës së parë nga virusi në vend, duke arritur në 100 103.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan 318 vdekje dhe 13 902 raste të reja infektimi (gjithsej 3 081 368).

Aktualisht, janë 2 700 pacientë në kujdes intensiv për Covid, 95 më shumë se dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore në reanimacion janë 231 (dje ishin 161).

Në pavijonet e zakonshme Covid janë 21 831 pacientë, një rritje prej 687 njësish e krahasuar me një ditë më parë.

Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 7,5% (dje ishte 7,6%).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat